KOSOVË- “Në fakt jam tërhequr nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Tërheqja është më tepër një protestë për shkak të degjenerimit të organit më të lartë të shtetit në vendimmarrje. Nuk po e shoh Kuvendin të marrë vendime që i duhen vendit tonë. Kjo do të thotë se unë nuk jam tërhequr nga politika. Punën time politike do ta përqendroi në Nisma për Kosovën”, kështu ka deklaruar Jakup Krasniqi i cili hoqi dorë nga mandati deputetit dy ditë më parë. Krasniqi thotë se dorëheqja e tij është më tepër në shenjë pakënaqësie me mënyrën e funksionimit të organit më të lart të shtetit.

Krasniqi siguron anëtarësinë e Nismës se do të jetë përkrah tyre. Para dorëzimit të mandatit të deputetit Krasniqi ka biseduar me Fatmir Limajn.

“Unë në Nisma dhe politikë e ndjej vetën shumë mirë. Ne politikë rrihet aty ku ke vullnet dhe ndjehesh mirë”, ka theksuar Jakup Krasniqi.
“Seanca e jashtëzakonshme ishte kulmi. Unë nuk dëshiroj të jem aty ku merren vendime të pamenduara dhe të dëmshme për vendin. E më se paku dua të jam aty ku merren vendime sipas diktateve. Diktatet nga do që vijnë kanë qenë dhe janë të dëmshme”, ka deklaruar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka shtuar se do të vazhdojë që gjithë angazhimin politik ta orientojë në Nisma për Kosovën pa kursyer asgjë.

Lidhur me mundësitë e përfarimit të Nismës me subjekte tjera opozitare, Krasniqi tha se Nisma është subjekt i pavarur politik, me program dhe profilizim të qartë politik.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: