Nga: OLA MITRE*TIRANE-Ndryshimet e bëra në ligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të cilat parashikojnë sanksione për mjekët që nuk ndjekin edukimin në vazhdim, bien në kundërshtim me ligjin ‘Për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë'”. Deklarata vjen nga presidenti i UMSH-së, Din Abazaj, i cili përmes kësaj interviste, dhënë për “Gazeta Shqiptare”, shprehet se ndryshimet ligjore duhet të diskutohen me grupet e interesit. Sipas Abazajt, pezullimi i licencës së mjekut bëhet vetëm duke kaluar në gjykim disiplinor e profesional ose me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Z. Abazaj, në mbyllje të ciklit të parë të ricertifikimit, rezulton se një numër shumë i madh mjekësh nuk ka përmbushur detyrimet. Pse mendoni se ka ardhur kjo situatë?
Ne si Urdhër Mjeku insistojmë që të nxirren konkluzione mbi rezultatet e ciklit që u mbyll. Domethënë duhet bërë një analizë se përse kemi këto rezultate të padëshiruara, me një numër kaq të konsiderueshëm mjekësh me kredite të paplotësuara apo me zero kredite. Pas konkluzioneve duhet të nxirren përgjegjësitë: sa është përgjegjësia e institucioneve shëndetësore dhe sa është përgjegjësia e mjekëve. Kjo duhet bërë përpara se të mbahet qëndrim dhe të futësh mjekët në një provim ricertifikimi, që s’ka asnjë farë vlere për rritjen e tyre profesionale. Është e palogjikshme që rreth 1500 mjekë me kredite të paplotësuara dhe rreth 250 mjekë me zero kredite, t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit, i cili, në pikëpamjen e ngritjes profesionale dhe të edukimit të vazhdueshëm s’ka asnjë vlerë.

Intervistene plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: