Konsumi është shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Statistikat tregojnë se konsumi final i popullatës gjeneron rreth 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Kjo shifër dëshmon më së miri se një rritje e shëndetshme e konsumit është përcaktuese në ecurinë e ekonomisë së vendit.

Kredia konsumatore është sot një instrument shumë i rëndësishëm për të nxitur konsumin në ekonomi. Sidomos blerja e mallrave të qëndrueshme, siç mund të jetë një pajisje elektronike, elektroshtëpiake, një makinë apo mobilje, jo gjithmonë mund të përballohet me të ardhurat apo kursimet familjare.

Gjithnjë e më shumë kryerja e këtyre investimeve mundësohet nga kredia.
Prej vitit 2015, IuteCredit është bërë një faktor në huadhënien konsumature dhe, kësisoj, edhe i mbështetjes së konsumit për ekonominë shqiptare. Që nga fillimi i aktivitetit, IuteCredit ka disbursuar mbi 5 miliardë lekë kredi te cilat kane financuar produkte te tilla si elektroshtepiake, telefona celulate, kompjurata e laptope, mobilje, etj.

IuteCredit është sot institucioni me praninë më të gjerë në pikat e shitjes së pajisjeve elektrike dhe elektronike në Shqipëri. Kreditimi i IuteCredit ka mundësuar rritjen e cilësisë së jetesës së familjeve dhe ka mbështetur njëkohësisht rritjen e vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare. Konsumi është njëkohësisht burimi kryesor i të ardhurave për buxhetin e shtetit.

Për çdo 100 lekë blerje të shumicës dërrmuese të mallrave dhe shërbimeve, 20 lekë shkojnë direkt në buxhetin e shtetit në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Këtyre iu shtohen të ardhurat nga taksat dhe tatimet e tjera indirekte të lidhura me konsumin, siç është akciza. Në fund të të fundit, konsumi i familjeve është gjeneratori kryesor i të ardhurave të bizneseve dhe i gjenerimit të të ardhurave fiskale nga fitimet e bizneseve apo nga puna e individëve.

Çdo kredi e dhënë për financimin e konsumit është burim për të krijuar më shumë vlerë të shtuar në ekonomi dhe më shumë taksa në buxhetin e shtetit. Vetëm vitin e kaluar, IuteCredit disbursoi gjithsej afro 1.

5 miliarde lekë kredi konsumatore te cilat financuan produkte. Kjo përkthehet në 250 milionë lekë TVSH të derdhur në buxhet.

Kredia konsumatore është njëkohësisht edhe një mjet i rëndësishëm për të ulur informalitetin në ekonomi. Nëse ju bleni një pajisje me kredi nga IuteCredit, shitja është detyrimisht e formalizuar dhe e shoqëruar me faturë të rregullt tatimore. Ulja e informalitetit garanton më shumë konkurrencë të ndershme në ekonomi dhe sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Kjo përkthehet në më shumë investime publike, në një infrastukruë më të mirë dhe në shërbime publike më cilësore për shqiptarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: