Pas muajsh të tërë luftimesh, duket se Kremlini ka i ka mbyllur derën bisedimeve për vendosjen e paqes me Kievin, një vendim që është arsyetuar me faktin që Ukraina nuk meriton “vëmendjen serioze të njerëzve seriozë”.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se seanca e mëparshme e negociatave dëshmoi se Ukraina nuk kishte dëshirë për të diskutuar asgjë seriozisht.

“Ata thjesht nuk do të jenë kurrë në gjendje të artikulojnë diçka që do të meritonte vëmendjen serioze të njerëzve seriozë. Bisedimet për paqen nuk kanë asnjë kuptim në situatën aktuale”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb