Kremlini tha se një regjistrim i supozuar i diskutimeve ushtarake gjermane tregonte se forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutonin planet për të nisur sulme në territorin rus.

Mediat ruse publikuan të premten një regjistrim 38-minutësh të një thirrjeje në të cilën oficerët gjermanë u dëgjuan duke diskutuar armët për Ukrainën dhe një sulm të mundshëm nga Kievi në një urë në Krime, duke bërë që zyrtarët në Moskë të kërkojnë një shpjegim.

Të shtunën, Gjermania e quajti atë një akt të dukshëm përgjimi dhe tha se po hetonte .

“Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundeswehr-it ka plane për të nisur sulme në territorin rus. Po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete. Kjo nuk kërkon ndonjë interpretim ligjor. Gjithçka këtu është më se e qartë. Këtu duhet të zbulojmë nëse Bundeswehr-i po e bën këtë me iniciativën e tij. Atëherë pyetja është: sa e kontrollueshme është Bundeswehr dhe sa e kontrollon Scholz situatën? Apo është pjesë e politikës së qeverisë gjermane? Të dy (skenarët) janë shumë të keq. Të dy edhe një herë theksojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të perëndimit kolektiv në konfliktin rreth Ukrainës”, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb