Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, zhvilloi sot në mjediset e KLSH-së, një takim me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Në takim ishte gjithashtu i pranishëm edhe Giampiero Carrieri, ekspert i Guardia di Finanza për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Gjatë takimit, kreu i KLSH shprehu mirëseardhjen për vizitën në KLSH të Ambasadorit të Italisë, z. Fabrizio Bucci, duke theksuar vlerësimet e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe duke pasur parasysh prezencën dhe mbështetjen që Italia i ofron Shqipërisë prej shumë kohësh, në një plan multidimensional bashkëpunimi.

Ambasadori Italian shprehu gjithashtu vlerësimet e tij për punën e bërë nga Kontrolli i Lartë i shtetit si dhe marrëdhëniet bilaterale duke u ndalur në mbështetjen që Italia po jep veçanërisht në fushën e drejtësisë, të financave publike dhe luftën kundër korrupsionit.

Shehu dhe Bucci gjatë bashkëbisedimit theksuan rëndësinë e pavarësisë së institucioneve, rritjen e përgjegjshmërisë, me qëllim forcimin e tyre dhe rritjen e besueshmërisë, jo vetëm ndërmjet tyre, por edhe tek publiku e palë të tjera të interesit.

Gjatë takimit, u theksua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Gjykatës së Llogarive të Italisë, me qëllim shkëmbimet më të mira të ndërsjellta. Ndërkohë që ambasada Italiane ka publikuar një njoftim mbi këtë takim.

Postimi i plotë
??| Takim frytdhënës i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu.
ℹ️ Nxitja e #ekonomisë ?? mund të realizohet vetëm përmes një sistemi efikas dhe transparent të menaxhimit të #prokurimeve publike, dhe organet e drejtësisë kanë një rol si protagoniste të paanshme në mbrojtje të transparencës dhe përdorimit të saktë të fondeve publike.

?? ?? është dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë në luftën ndaj krimit ekonomik, edhe nëpërmjet shkëmbimit të praktikave më të mira të fituara në këtë sektor.
Sepse #bashkëmundemi❗️
#transparenca #praktikatmëtëmira #luftandajkrimit #mbështetje

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb