Analisti Arion Sulo, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka diskutuar në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila kërkoi që procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të jetë transparent, dhe të mos manipulohet.

Sulo u shpreh se kreu i ri i SPAK tashmë është zgjedhur, sipas tij ai emër që është i preferuar nga kryeministri Rama dhe mazhoranca, ndërsa shtoi se deklaratat e ambasadores tregojnë pafuqinë e saj për ti dalë përballë emrave të cilat ajo tha se po kryejnë manipulimin.

“Ju mendoni se të ishte për krimin e organizuar ambasadorja nuk do ta thoshte.

Së pari është për qeverinë dhe kjo nuk ka dyshim sepse opozita ka larë duart nga reforma në drejtësi që në 2016, s’ka asnjë kontroll opozita mbi reformën në drejtësi, as PD edhe as PL.

Nuk kanë asnjë përfaqësues të tyre, nuk kanë prezantuar asnjë kandidat në dhomat e vettingut dhe aq më shumë për proceset e tjera, KLP e SPAK.

Së dyti, deklarata e Kim tregon pafuqinë e saj. Procesi atje po ndodh, procesi ka ikur, Kryetari i SPAK drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur tashmë, ai që do qeveria e Rama. Nëse po bëjmë teori sikur…

Pse tregon pafuqi: Amerikanët i kanë vënë një fytyrë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi. Prej 2014 dhe 2016 kur u votua, pas 6 vitesh të dalësh me këtë deklaratë e të thuash mos pengohet procesi, të jetë transparent e të rrijë larg manipulimeve…

Ka emra, pse nuk i thotë? Se ambasadorja nuk ka fuqi përballë atyre që po manipulojnë procesin. Dhe kjo është qeveria”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb