Kur kohë më parë hapi konservën e blerë me mish peshku ton, britanikja Zoe Batler u habit shumë! Një krijesë shumë e vogël “shikonte” drejt saj. Tani, disa ditë pas zgjidhjes së misterit, u konfirmua se për çfarë bëhej fjalë.

Fotografitë e krijesës së vockël gjetur në konservën e peshkut ton të markës ‘Princes’ me ditë të tëra kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale dhe të gjithe u përpoqën të dinin për ç’qenie bëhej fjalë, shkruan Daily Telegraph.

Zoe Buttler (28 vjeçe) tha se konservën e ka blerë në supermarketin ‘Asda Arnold’ në një lagje të Notingamit. Kur e hapi, ajo pa diçka të cuditshme, që ndryshonte nga pjesa tjetër e përmbajtjes së konservës.

“E mora pirunin për ta kthyer copën dhe përnjëherë pash se si ajo pjesëz përnjëherë “më shikonte drejt në sy “, ka thënë ajo duke shtuar se pastaj ka vënë re edhe një krijesë në formë bishti të vogël.

“E hodha pirunin, kërceva prapthi duk klithur dhe e thirra gjyshen të vinte e të shihte se çfarë kisha gjetur “, rrëfen Batler. Ajo nuk vonoi t’i vendoste në internet fotot duke u përpjekur që nga mediat e ndryshme të merrte vesh se për ç’kafshëz bëhej fjalë.

Përgjigjen e mori më 5 shkurt nga shkencëtari i Muzeut Natyror, i cili tha se bëhet fjalë për kokën e morrit ‘Cymothoa exigua’.

Bëhet fjalë për parazitin i cili kur zhvillohet bëhet i madh. Kur hyn thellë në gojë paraziti ngjitet në gjuhën e peshkut dhe ushqehet me gjakun e tij. Nëse rritet e zhvillohet edhe më shumë, indi i gjuhës së “mikpritësit” dhe paraziti do të marri rolin e gjuhës duke marrë një pjesë të ushqimit edhe për vete.

Buttler tha se fëmijëve s’u ka treguar çfare kishte gjetur në konservë, pasi mendonte se fëmijët kurrë nuk do të hanin më konserva peshku. Megjithatë ajo nuk mundi të hiqte dorë pa e marrë vesh për çfarë bëhej fjalë. Me përgjigjen, më në fund, ajo është e kënaqur.

“Nuk kam kërkuar dëmshpërblim nga prodhuesi”, thotë ajo duke shtuar “se vetëm ka dashur të përpiqej që dikujt tjetër mos t’i ndodhte kështu.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb