MAMURRAS- Një krim brenda familjes ka tronditur Fushë-Mamurrasin mëngjesin e sotëm, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri të vëllain. Nga informacionet e para mësohet se autori është Afrim Sela 41 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij Fabjol Sela, 33 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në qendrën e traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por që fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate në Spitalin Ushtarak.

Autori është kapur në Fushë-Krujë në banesën e djalit të tezes së tij në orën 01:30 pas mesnate.

Paraprakisht, burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një darke familjare. Uniformat blu po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb