Një fëmijë i mitur, i moshës 5 vjeç, është gjetur i pajetë në një lumë. Viktima është identifikuar si Logan Mwangi, i quajtur edhe Logan Williamson, u gjet pasi nëna e tij e raportoi atë të zhdukur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, shkruan The Sun.

Logan u gjet në lumin Ogmore në fshatin Uells të Sarn, Bridgend, më 31 korrik.

Nga hetimet, autoritetet kanë vënë para drejtësisë nënën e viktimës, njerku i tij dhe një por tani dhe një 13-vjeçar.

Njerku John Cole, 39 vjeç, i njohur si Jay, është akuzuar për vrasjen e Logan, pasi ky i fundit i cili kishte shumë dëmtime në trup është gjetur brenda një çante.

Sipas Gjykatës së Magjistraturës në Cardiff dyshohet se i vogli është goditur me një send të fortë. Oficeri i mjekësisë ligjore Lauren Howitt tha në seancën dëgjimore në Pontypridd, Logan ishte identifikuar nga gjyshja e tij Claire Williamson.

Cole, nëna e Logan Angharad Williamson, 30 vjeç dhe adoleshenti, emri i të cilit nuk është publikuar, akuzohen për moskallëzim krimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb