Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga foltorja e Kuvendit për krimet e luftës në Kosovë dhe aktakuzat e ngritura për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Rama thotë se tashmë gjyqet për krimet e luftës në Kosovë janë të njëanshme pasi në 21 vite do ishte gjetur një provë por me gjithë fashikujt kundër luftëtarëve të Kosovës, ka të ngjarë që të dalin më shumë të vrarë nga vetë çlirimtarët se sa nga ata që kryen vetë gjenocidin.

Për më tepër, Rama thoët se ngelet vetëm që të akuzuarit t’i gjejnë vetë provat pasi Gjykatat nuk kanë gjetur ende asnjë provë ndaj çdo të akuzuari nga pala e Kosovës.

Kryeministri shpreson që mos dalë dikush dhe të thotë që gjithë këto aktakuza dhe procese  janë shkaktuar nga ata që ishin vetë shkaku kryesor i luftës dhe krimeve në Kosovë.

 

”Deri para se të lexoja këtë, thoja edhe mund të ndodhë, por tani nuk çuditem. Tani u thirr si i dyshuar.

E njëjta gjë, shpallet i pafajshëm në Hagë. Pastaj thirret si i dyshuar. E njohim gjithmonë nga një njeri, që thotë thellohu, thellohu, se ti je i fajshëm dhe provat do i gjesh vetë. Mbetet vetëm t’i gjejmë provat vetë.

Përsëri e njëjta gjë. Në memorien kolektive të shumëkujt, dhe shumë të rinjve, që s’e kanë fatin e zi ta kalojë atë kohë dhe që kanë fatin e zi të njihen me politikën e rrjeteve sociale. Janë kriminela, patjetër, por i pafajshëm do kapet. Qindra luftëtarë. 21 vite. Është kjo në emër të drejtësisë, përmes një vullneti ndërkombëtar unikal në botë për të dhënë drejtësi apo është një keqpërdorim, i një gatishmërie të palës Kosovare për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët, por specifikisht me partnerët e luftës. Dhe për të zbardhur deri në fund çdo akuzë dhe çdo dyshim.

Dhe kur mendon që në këtë botë pandehmash, të thëna dhe të pathëna por asnjëherë të provuara nga gjyqtarë, Gjykata, njëra pas tjetërs. ‘Same people’, të cilët nga një anë dhanë gjithë gatishmërinë për këto Gjykata, qoftë duke iu dhënë punë, atyre përmes paraqitjeve dhe riparaqitjeve me vite në një kuti. Këta nuk janë ufo, këta janë fakte. Por si ufo u shfaqën. Për kë e kujton atë kohë këta ishin ufo, që asnjë nuk i mori seriozisht dhe i quajtën terroristë. Por këta nuk janë ufo, por bijë prindërish. Fëmijë që jetojnë mes dyzimit janë bijë heronjsh apo kriminelësh. Fëmijë që presin thirrjen e radhës për babain. Kjo ndjekje këmba këmbës dhe kjo lloj ndjekje me ikje nga kjo Gjykatë, por do dalë ndonjë Gjykatë tjetër rrugës. I kuptoj deklaratat institucionale. Të gjitha këto i kuptoj. Në cilin anal të drejëtsisë ndërkombëtare hyn kjo kategori, e një njoftimi kështu si papritur i atij teksti. Ajo gjuhë që s’bëhet fjalë fare për dy monstra që i ka ardhur fundi. Disa gati sa janë gati të festojnë mes shqiptarësh. Këtu bëhet fjalë për ddicka tjetër. Është fjala për një fakt që ndërkohë që në hënën e këtij shteti të formuar nga vullneti çlirimtar, kemi këtë panoramë, asnjë e ngjashme s’ka ndodhur në atë shtetin tjetër. Ç’a është kjo. Si mund të jetë kaq i njëanshëm ky proces. Shpresoj të mos dalë dikush të na thotë që ishte shkaku i atyre që ishin shkaku i vërtetë. Siç është revizionimi i historisë. Shpresoj kjo mos ardhtë kurrë. Nuk dua të hyj në asnji teori konspiracioni. Por një fakt më bën përshtypje. Një gjë do ishte gjetur një provë. Ja kjo është provë, ja ku është 1 provë. Jo 100 e 1000. Se po t’i marrësh gjithë fashikujt dhe të numërosh gjithë këto rreth kaq apo rreth aq, ka të ngjarë të dalin më shumë viktima nga dora e atyre që u ngritën për t’u ç’liruar se ata që u ngritën për ët spastruar etnikisht një popull. Ështëe pashëmbullt në praktikën ndërkombëtare. Kam pyetur ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtarë. Këtë më kanë thënë edhe 2-3 ekspertë tanë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb