ZVICER– Një shqiptar 54-vjeçar nga Kosova me inicialet R.B ka përfunduar në prangat e policisë në Zvicër, pasi ka vrarë dy gra. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, njëra nga dy gratë e vrara në banesën në qytezën Hausen të Zvicrës është bashkëshortja e autorit me iniciale Alma B, 38 vjeç, ndërsa viktima tjetër besohet se është motra e Almës.

Mbiemri i shqiptares, që u vra nga bashkëshorti i saj ashtu sikurse edhe emri i motrës, nuk janë bërë ende të ditur, pasi pak detaje janë dhënë për shkak se ngjarja është në hetim.

“BalkanWeb” mësohet se dy motrat janë nga Lezha, dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ka dyshime, se 54-vjeçari ka ngacmuar motrën e gruas së tij, dhe nga këtu ka nisur edhe konflikti.

Mediat zvicerane raportojnë se viktima tjetër kishte pak ditë që jetonte me çiftin, pasi kishte shkuar të festonte me ta për festat e fundvitit.

Fqinjët pranë banesës janë shprehur se çifti nuk kishte shumë kohë që ishte vendosur në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë. Gjithashtu ata thonë se çifti kanë së bashku tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: