Nipi i Liljana Bozos, e cila u vra dje barbarisht nga bashkëshorti i saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit, ka treguar detaje tronditëse nga ngjarja në fjalë.

Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, në ‘News24’ tha se lajmin e hidhur për vrasjen e hallës së tij ia kishte dhënë babai përmes telefonit. Ai tha për gazetaren Dorjana Bezat se Liljana prej disa muajsh jetonte në Tiranë, në mënyrë të tillë që t’i shmangej sa më shumë burrit, Koço Buzos, me të cilin kishte nisur procesin e divorcit.

“Isha në punë. Mbetëm të habitur. Më njoftoi babi në telefon dhe më tha; ‘Zotëria e ka bërë hatanë, e ka qëlluar me armë’. Në atë moment mora në telefon kushërinjtë. Ajo ishte larguar për të ndenjur sa më larg, në Tiranë. Erdhën për gjyq, zotëria e priti jashtë porte. Nga banesa kishte 3-4 muaj që ishte larguar. Kishte probleme prej kohësh. Nuk mund të jetonte më me ata. Për herë të fundit e takova para 3 ditësh. Kërcënime dhe telefonata ka pasur shumë. Nuk kishim ça të bënim. Mundoheshim t’i fshiheshim. S’kishim ça të bënim. Zotëria nuk ishte paraqitur në seancë. Ajo ishte me djemtë.”, tha nipi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb