Tensionet mes Napolit dhe sulmuesit belg Romelu Lukaku duket se nuk kanë të përfunduar. Klubi napolitan pritet ta ndëshkojë lojtarin me një gjobë prej rreth 150 mijë eurosh, pas sjelljeve të fundit që nuk janë pritur mirë nga drejtuesit.

Sipas raportimeve, Lukaku ka munguar pa autorizim, duke u stërvitur në Belgjikë jashtë programit të skuadrës, çka ka krijuar pakënaqësi në ambientin blu. Situata është bërë edhe më e tensionuar pas rikthimit të tij, ku sulmuesi nuk është takuar me trajnerin Antonio Conte, një sinjal i qartë i ftohjes së marrëdhënieve mes palëve.

Megjithatë, drejtuesit e Napolit kanë zhvilluar një takim me lojtarin për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer fokusin te objektivat e skuadrës në fundin e sezonit. Pavarësisht kësaj, masa disiplinore pritet të zbatohet.Sipas mediave italiane Lukaku do të ndëshkohet me 150 mij euro gjobë e do të paralajmëroret nga klubi napoletan që të mos përsërisë më këto veprime, pasi në të kundërt rrugët mes palëve mund të ndahen përfundimisht.

E ardhmja e Lukakut në Napoli mbetet në pikëpyetje, ndërsa një largim në fund të sezonit duket një mundësi gjithnjë e më konkrete.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: