HOLANDE

Një ish-politikan holandez nga Partia e Lirisë e Djathtë e Geert Wilders (PVV) ka njoftuar konvertimin e tij të papritur në Islam. Van Klaveren u bë i njohur për kritikat e vazhdueshme për Islamin dhe u zgjodh në Parlament në vitin 2010, nga mbështetësit anti-mysliman të Wilder. Gjatë gjithë qëndrimit të tij në politikë, Van Klaveren u bë i njohur vetëm për deklaratat e tij antiislame. Herë pas herë ai  shprehej se Islami ishte një gënjeshër, libri i shenjtë Kurani ‘ helm’, ndërsa profeti Muhammed mashtrues.

Pasi braktisi politikën, ai u rikthye me një shkrim kritik mbi Islamin, ndërsa të hënën njoftoi konvertimin e tij në mysliman.

“Gjatë asaj shkrese kam hasur me gjëra që tronditën vizionin tim për Islamin,” tha ai  në një program radiofonik holandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: