Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj një grupi tjetër individësh dhe subjektesh në Ukrainë dhe Rusi të akuzuar për nëvlerësim të sovranitetit të Ukrainës dhe shpërdorim të aseteve shtetërore në Ukrainë.

Depertamenti amerikan i Thesarit publikoi të mërkurën një listë me 14 persona, përshi 8 seperatistë dhe dy subjektet ku përfshihet një bankë ruse që vepron në Krime, të ankesuar nga Moska vitin e kaluar.

Sipas sanksioneve, të gjithë individëve dhe subjekteve në listë u ngrihen pasuritë që dispondojnë në Amerikë dhe nuk u lejohet vizita në këtë vend.

Departamenti i Thesarit tha se sulmet e muajit të fundit të seperatistëve të mbështetur nga Rusia ndaj qy qyteteve në Ukrainë, përbëjnë shkelje të marrëveshjeve të armëpushimit të nënshkruara në muajin shkurt dhe shtatorin e kaluar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb