Gjatë mitingut përmbyllës të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në sheshin “Nënë Tereza”, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë për ndryshimin.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje të rinjve të LRI, që të mos bien pre e provokimeve në ditët e fundit para zgjedhjeve, por, të shmangin me diferentizëm çdo provokim.

“Vetëm besimi, tek njëri-tjetri, tek vlerat, parimet, do të na bëjë të ecim përpara për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për të pasur një Shqipëri evropiane. Po iu drejtohem sot si nënë, bashkëshorte, vajzë e motër. Do t’iu lutesha të ndihmonim njëra-tjetrën, të votonim njëra-tjetrën. Ashtu siç Nënë Tereza u lut për njerëzit, ashtu të lutemi dhe ne e të bëjmë më të mirën për shqiptarët, atdheun tonë, familjen shqiptare, për atë familje të shenjtë që ka qenë baza e kombit tonë. Të dashura motra ta ndihmojmë e ta votojmë njëra-tjetrën, sepse në këtë mënyrë do të kemi mundësi të kemi më shumë dashuri për shtetin, kombin, për flamurin tonë që është më i bukuri në botë.

Vetëm gjak shqiptari s’ka ai. Motra kudo që jemi të punojmë me bashkëshortët, fëmijët, në fabrika, që mezi po qëndrojnë për sulmet që i bën Rama. Kudo, ashtu siç ia bëjmë hyzmetin në sera bimëve, t’ia bëjmë Shqipërisë e t’i japim fund tranzicionit. Unë sot dua t’iu drejtohem, votuesve shqiptarë që janë skeptikë dhe të lëkundur. Dua të votojnë në Shqipëri të lumtur të votojë. Nëse kanë mundësi më të vogla punësimi dhe pagese të shkojnë të votojnë, nëse ndihen të frikësuar, të votojnë. Nëse taksohen, më shumë se asnjë qeri tjetër të votojnë dhe të ndëshkojnë me votë ata që iu morën shpirtin, iu falimentuan familjet e tyre në ekonomi e arsim.

Më fal them të shtetit, por shtetit të kapur të Edi Ramës. Sot jo pa qëllim, rilindja dhe Edi Rama e njoftuan mitingun përballë nesh. Kthehuni në shtëpitë tuaja me qetësi, mos u provokoni si askush, votoni ndryshimin më 25 prill, mos nxisni asnjë person që do të provokojë rininë shqiptare, por kthejani përgjigje me diferencë, ashtu siç ia ktheni në sondazhet e kapura, të rilindjes që iku dhe nuk kthehet më. Zoti iu bekoftë!”, u shpreh Kryemadhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb