FUSHE-KRUJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me qytetarët në Fushë-Krujë. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se djegia e mendateve ishte një veprim ekstrem, por i detyrueshëm në një vend që po shkon drejt diktakturës.  Kryetarja e LSI-së, përballë qytetarëve të Fushë-Krujës tha se ndihet në borxh ndaj tyre. Ajo përmendi edhe protestën e paralajmëruar më 16 mars, të cilën e cilësoi qëndresë e të gjithëve, pa bindje politike.

“Nuk di ku ta nis, në fakt LSI ka nisur një rikostrukturim total. Ne kemi disa borxhe për burrat dhe gratë e Fushë-Krujës. Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush edhe me kamatë. Historikisht djemtë dhe gratë e Fushë-Krujës kanë qenë në themelimin e LSI-së, që sot janë bërë burra dhe gra. Kemi një detyrim moral për t’iu takuar dhe biseduar.

Në rradhë të parë fillojmë këtë bashkëbisedim me ju, për problemet që kemi. Ne dogjëm mandatet, një veprim  ekstrem por i domosdoshëm dhe i detyryeshëm në vend që po shkon drejt diktakturës. Djegia e mandateve për hir të së vërtetës ishte një nga veprimet më të rëndësishme. Edhe kur është krijuar LSI-ja , qëllimi kryesor ishtë integrimi i vendit në BE.

Prandaj edhe 16 marsi është protestë e të gjithëve, e gjithë shqiptarëve pa bindje politike, pa flamuj politikë, aty do të bashkohemi të gjithë, sepse duam ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve.

Sepse duam tu rikthejmë identitetin dhe dinjitetin shqiptarëve, sepse duam t jemi evropianë, ashtu siç na takon të jemi dhe nuk duam të jemi as shërbëtorë të një grupi të caktuar njerëzish, por do të jemi vetëm shërbëtorë të vendit tonë dhe do ti përkulemi me bindje vetëm flamurit tonë kombëtar asnjë flamuri dhe asnjë individi partie. Ne kërkojmë më shumë se kushdo tjetër një shtet të fortë, sepse vetëm pakti për shtetin do të ndajë njëherë e përgjithmonë tranzicionin e krijuar në Shqipëri në këto vite.”,- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb