Një protestuese iu përgjigj etiketimeve të padenja të kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve.

Nga sheshi i protestës para Kryeministrisë, protestuesja iu drejtua Ramës duke i thënë se qytetarët të cilët kanë mbushur rrugët, nuk janë shpellarë.

Ajo tha se qytetarët dinë si ta zhvillojnë turizmin, por shteti duhet të jetë në krah të banorëve dhe jo kundër.

“Nuk jemi shpellarë, jemi në historinë 3 mijë vjeçare. Dimë shumë mirë si ta zhvillojmë turizmin tonë, por duhet të kemi edhe shtetin me vete, shteti duhet të jetë në krah të banorëve të tij dhe jo kundër”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb