Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Këtë mëngjes, u testova pozitiv për COVID-19. Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të punoj në distancë këtë javë duke ndjekur udhëzimet e shëndetit publik. Të gjithë, ju lutemi vaksinohuni dhe përforcohuni,” shkroi Trudeau në Tëitter.

Trudeau dhe familja e tij kanë qenë të izoluar për disa ditë pasi u ekspozuan ndaj Covid-19. Të paktën një nga fëmijët e tij gjithashtu ka rezultuar pozitiv, sipas zyrës së Kryeministrit.

Familja gjithashtu është zhvendosur në një vend të pazbuluar si një masë paraprake pasi protestat e zhurmshme vazhdojnë në Otava nga ata që kundërshtojnë kufizimet shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb