Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka përshëndetur presidentin amerikan Donald Trump për atë që e quajti “përpjekje të jashtëzakonshme për ndjekjen e paqes”, në një kohë kur po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për finalizimin e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës SHBA-Izrael me Iranin.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Sharif u shpreh se Pakistani do të vazhdojë angazhimin e tij për paqe me “sinqeritet të plotë”.

“Pakistani do të vazhdojë përpjekjet e tij paqësore me sinqeritet maksimal dhe shpresojmë të presim shumë shpejt raundin e ardhshëm të bisedimeve”, shkroi kryeministri pakistanez

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb