Kryeministri Edii Rama së bashku me miinistren e Kulturës Elva Margariti kanë inspektuar puniimet në kantierin e Muzeut Etnografik, në Gjirokastër.

Sipas kryeministrit Rama, këto ndërhyrje plot detaje, ndërthurur me punimet e artizanëve do të ruajnë vlerat më të mira të traditave gjirokastrite e do të flasin me gjuhën e kohës.

Ministrja Margarti tha se punimet do të zgjasin 1 vit dhe se çdo gjë po bëhet sipas traditës duke mos i humbur origjinalitetin.

“Është një nga programet më ambicioze që është duke u vizituar  si nga turistë lokale edhe të huaj për të parë mjeshtërit gjatë kohës që punojnë. Ndërhyrja e parë që kemii bërë ka qenë rikuperimi i çatisë, ndërsa tani kemi filluar me pjesën e drurit. Çdo gjë po bëhet sipas traditës. Asgjë nuk po anashkalohet dhe kemi afërsisht 40 punonjës në këtë kantier. Muzeu ishte në nivelein e degradimit dhe rrezikshmërisë së lartë. Punimet do të zgjasin 1 vit dhe deri tani ritmi ka qenë shumë i mirë”- u shpreh ministrja.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb