Kryeministri Edi Rama ka pritur sot kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen. Në ambientet e jashtme të Kryeministrisë është zhvilluar edhe ceremonia e pritjes.

Gjithashtu në përfundim të kësaj ceremonie u zhvillua një konferencë e përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi kryeministren e Danimarkës për mbështetjen që i ka dhënë vendit.

Nga ana e saj kryeministrja e Danimarkës the se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen.

Rama: Kriza e Ukrainës na bëri bashkë. Ndajmë të njëjtat qëndrime dhe vizita e kryeministres së Danimarkës këtu ka një rëndësi të veçantë edhe për marrëdhëniet gjeopolitike. Ne shohim një rritje të konsiderueshme të turistëve danezë në Shqipëri, po ashtu edhe një interesim të sipërmarrjes daneze”, tha Rama.

Kryeministrja e Danimarkës: Sot kemi mundësinë të kemi një diskutim të drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Do të doja të thoja se Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm për Danimarkën dhe shpresoj se ne do të ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb