Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Evropa nuk është “mjaft e fortë” për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës e vetme ndaj i duhet mbështetja e SHBA-ve.

Gjatë një vizite në Australi, udhëheqësja e Finlandës u shpreh se: “Duhet të jem e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.

Kujtojmë që SHBA-ja ka qenë mbështetësja më e madhe ushtarake që Ukraina ka pasur qe nga fillimi i luftës. Që prej 24 shkurtit, ditës së nisjes së luftës, Ukraina ka marrë 18.6 miliardë dollarë nga SHBA.

Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, ka deklaruar se donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Britania, por financimet e tyre janë dobësuar.

Duke folur në Institutin Lowy në Sydney ditën e sotme, Marin u shpreh se: “SHBA-të kanë dhënë shumë armë, ndihma financiare, ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb