Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 174-t të qëndresës qytetare. Pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, ku protestuesit nuk u lejuan të zhvillonin tubimin, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur protestën drejt akseve të tjera të kryeqytetit.

Gjatë lëvizjes drejt zonës së Myslym Shyrit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë, duke e lidhur mobilizimin e tyre me protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 Nëntor.

“Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim! Ne sistemin do rrëzojmë dhe lirinë do fitojmë!”, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e qytetarëve.

Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e 28 Nëntorit, ndërsa qëndresa e tyre kundër qeverisë vijon prej 174 ditësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: