* Kryeprokurori i ri/ Rakipllari: Degradim i procedurave, garancia e vetme mbështetja e SHBA

TIRANË- Kryeprokurorja e re është në fokus të debatit sot në “Studio e Hapur” në News24. Që nga kandidaturat, përzgjedhja e deri tek votimi në parlament po diskutohen sonte nga gazetarët Robert Rakipllari, Arjan Çani, Ervis Iljazaj dhe Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.

Për sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurores së re Arta Marku vetëm me votat e maxhorancës, gazetari Robert Rakipllari se nga pikëpamja e procedurës ka një degradim, por përplasja mes palëve pritej për shkak se si opozita dikur ashtu edhe maxhoranca sot zgjodhën kryeprokurorët. Ai tha se e vetmja garanci është mbështetja që i ka dhënë Kryeprokurorit të përkohshëm.

Çfarë e konsideroni seancën e sotme?
Rakipllari: Seanca ishte pak a shumë ajo që pritej. Çështja është që opozita dhe maxhoranca janë palë. Duke qenë palë pritej kjo përplasje. Në krye të prokurorisë ishte një person i zgjedhur nga ata që janë sot në opozitë. Erdhi një kryeprokurore e re që po zgjidhet nga PS. Nga pikëpamja e procedurës ka një degradim të përzgjedhjes. Në qoftë se deri tani Kushtetuta përcaktonte një lloj balance, kjo lloj procedure ishte shumë e çuditshme që nuk përcaktohej në ligj. Për herë të parë pamë kandidatë prokurorë që merreshin në pyetje nga deputetë socialistë në komisionin e ligjeve dhe si përfundim u zgjodh dhe kryeprokuror me 69 vota. Por e reja që ka ky proces është që është mbështetur nga SHBA. I vetmi ngushëllim është që ambasada e SHBA e ka mbështetur. E vetmja garanci si interes publik është që këtë person e ka mbështetur ambasada e SHBA.

A ishte një zgjedhje e paracaktuar?
Rakipllari: Për mua kjo nuk është e rëndësishme. Emri i personit nuk është i rëndësishëm, çështja është tek procesi. Që nga një parti e vetme u zgjodh prokurori i përgjithshëm. Emri do jetë i konsultuar me faktorin ndërkombëtar. E vetmja shpresë që nuk kemi rrëshqitur aty ku thotë opozita. Paragjykimi i opozitës dhe presioni politik besoj që është pozitiv.

Iljazaj: E shoh si tensionim, kulmi i tensionit të një klase politike që ka dominuar drejtësinë në 27 vite dhe tani po e kupton që kjo drejtësi po i rrëshqet nga duart. Unë nuk jam naiv që të mendoj se maxhoranca do zgjedhë një kryeprokurore me votat e saj dhe do jetë e pavarur. Por nuk jam as naiv të besoj që opozita e do reformën në drejtësi dhe maxhoranca nuk e do. Në gjithë këtë situatë ka një garant që është SHBA dhe BE. Qëndrimi i tyre përputhet me maxhorancën. Për mua thelbi i debatit është që a janë garant SHBA dhe BE që ky kryeprokuror sapo të shkojë në zyrë do mbyllë dosjen “Tahiri”. Në këtë situatë kemi misionet ndërkombëtare që thonë se janë pro kryeprokurorit të përkohshëm. Nëse Lu-ja po ja jep kryeprokurorin Ramës më duket pak i besueshëm. Opozita ka kauzën  e saj, le ta bëjë protestën. Nuk përbën problem. Në gjithë këtë histori ka një garant, janë ndërkombëtarët.

Klosi: Duhet të jap juve një përgjigje. Unë jam në rregull me thënë të drejtën. U zgjodh një prokurore. Një nga garancitë që ishte kontributi që kanë dhënë aleatët. Kryeprokurorja është e përkohshme. Se di se sa. S’jam fallxhor.

Çani: Të gjithë jemi të përkohshëm në këtë botë.

Klosi: Ky do jetë në fokusin e të gjitha kamerave tuaja dhe jo që s’do të gjykojë kurrë që të mbajë ato kompetenca pasi ka disa prej tyre. Kjo prokurore do jetë në fokus, çdo lëvizje që do bëjë, do dalë në shtyp. Të dyja palët do dalin të komentojnë. Kjo në politikën shqiptare është bërë modë tani. Të njëjtën ngjarje të gjithë e komentojnë sipas vetes. Kjo çështja e ‘të përkohshmes’ është garanci.

Vasili: Ina Rama psh.

Klosi: Ajo doli se ishte për gjëra të tjera, siç tha edhe Berisha

Vasili: Fakti që e tha ai, s’mund të legjitimohet.

Cani: Duhet të thuash se ishte shaka. Se unë psh nuk them se ishte shaka dhe e shoh vërdallë si të mirëqenë.

Klosi: Drejtësi absolute nuk ka. Tentativa jonë është të kapim maksimumin.

Çani: maksimumin kush e ka. E ka maxhoranca. Ajo ka një mision. Të mbrojë maxhorancën, t’i rregullojë imazhin.

Iljazaj: I vetmi funksion është të përshpejtojë procedurat që të zgjidhet KLP.

Çani: Lu kundër kryeprokurorit. Këtu nuk po bëhen gjëra për parime. Këtu është kush është më i forti fiton. Ligji i xhunglës funksionon.

Klosi: Lu nuk vjen nga Xhungla.

Çani: Nëse ka një njeri që e njeh Xhunglën më mirë është Amerika.

Iljazaj: Lu po i jep kryeprokurorin Ramës dhe po thotë zgjidh kë të duash në KLP dhe mbyll dosjet.

Çani: Amerikanët kontrollojnë çdo gjë, siç kontrollojnë SHIK-un.

Klosi: Nuk është e vërteta kështu.

Çani: Nuk është de jure por de fakto po.

Çani: A ke parë ndonjëherë, kush ka guxuar, cili kryeprokuror i ka dalë ambasadorit amerikan dhe i ka thënë që i ka shkuar në zyrë për Bankersin. Ky Lu-ja pak i bën madje. Janë superfuqi e botës. Kush guxon në vende si Shqipëria t’i bëjë karshillëk SHBA.

Iljazaj: Guxojnë. Berisha para ca ditësh.

Çani: Urdho ku është.

Rakipllari: Jemi në një fazë shumë decizive të implementimit të reformës në drejtësi. Nga ky aspekt kryeprokurorja e përkohshme nuk ka në dorë të hapë apo të mbyllë dosjet. Për shkak se është e paragjykuar. Ajo ka një rol shumë të rëndësishëm në KLP që do krijohet. KLP që do ketë kompetenca shumë të forta. Çështja është që maxhoranca dhe opozita po përplasen në këtë lloj niveli për çështjen e KLP-së. KLP është institucion shumë i rëndësishëm sepse do zgjedhë Kryeprokurorin e ri. Do zgjidhet ai që listohet i pari nga KLP. Kështu që kjo kryeprokurore do ketë rol shumë kyç në KLP.

Çani: Kjo kryeprokurore do bëjë KLP-në dhe KLP-ja do bëjë SPAK-un. SPAK-un ma thoni ju çfarë është.

Rakipllari: Prokuroria speciale që do hetojë zyrtarët e lartë.

Çani: Unë them t’i marrë të gjitha.

Rakipllari: Pse të mos zgjidhej ky Kryeprokuror i përkohshëm me 84 vota.

Çani: Rama furbo, i paparë në politikë. LB hajde ta bëjmë bashkë. Si ka mundësi që nuk vajti ky tjetri.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb