KROACI- Pasi bëri bujë të madhe e mori komente pafund, kryeredaktori i gazetës serbe ‘informer’ ka përgënjeshtuar skandalin e botuar.

Në një konefrencë për media, mbajtur sot, Dragan Vuçiçeviç, ka kërkuar falje për publikimin e fotove provokuese të një gruaje, që pretendohej se ishte presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Një ditë pasi botoi se presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me një spiun serb, gazeta serbe “Informer” botoi sot disa foto provokuese, ne te cilat pretendon se eshte predientja kroate.

Gazeta dje paralajmëronte se ekziston një video nga marrëdhëniet e tyre seksuale, ndërsa sot ka botuar disa foto nudo të presidentes kroate, që besohet se janë marrë pikërisht nga kjo video. Por ajo mendonte se I dashuri merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit.

Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat.

(ma.ar/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: