Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se është kryer një ndërhyrje e rrallë në QSUT.

Manastirliu njofton se është kryer një operacion tejet kompleks, që ka zgjatur 7 orë, te një paciente 54-vjeçare me tumor primar renal, së cilës mjekët i kanë shpëtuar jetën.

Mesazhi i Manastirliut:

Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën??
?‍⚕️ Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi ??
#RESPEKT ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb