Raundi i tretë i kualifikueseve të Champions League ka startuar me 3 sfida që kanë prodhuar ndeshje të forta dhe 3 fituese.

PAOK ka suprizuar duke eleminuar në Selanik Benfica-n me rezultatin 2-1. Grekët duket e se e kanë marrë seriozisht këtë vit aventurën europiane teksa më parë eleminuan Besiktasin po në Selanik.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, teksa vendasit shënuan dy herë brenda 12 minutave me dy sulme të frikshme dhe preçize. Portugezët shënuan golin e nderit me Silvën në minutën e fundit.

Po ashtu Dinamo Kyev ka kaluar holandezët e AZ Alkmar, më shumë nga merita 2 golat u dukën si dhuratë e mbrojtjes dhe portierit mik. Edhe belgët e Gent kanë shënuar fitore 2-1 nga austriakëve të Rapid Viena.

Tashmë këto 3 skuadra janë në Play- Off dhe vetëm një ndeshje i ndan nga grupet e Champions League. Gent do të presë Dinamo Kiev, kurse PAOK udhëton në Rusi për një përballje me Krasnodar.

Ndërkohë deri më tani dihet që Olympiacos do të  përballet me fituesen e çiftit Omonia Nicosia- Crvena Zvezda, kurse Salzburg me Maccabi Tel Aviv ose Dinamo Brest ndërsa Slavia Praga me fituesen e Midtjylland / Young Boys.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb