Që prej mëngjesit të sotëm i gjithë qyteti i Kuçovës,përfshi këtu edhe fshatrat,ka qënë në një “black out” total. Energjia elektrike është stakuar që prej orës 08:30 të mëngjesit dhe ende nuk ka ardhur.Të pyetur nga mediat,përfaqësues të OSHEE-së Berat kanë deklaruar se,nuk bëhet fjalë për asnjë defekt elektrik por se dritat janë stakuar për shkak të punimeve që po kryehen në qëndër të qytetit,për një projekt të bashkisë Kuçovë.Vetë qytetarët e Kuçovës pohojnë se,nuk ishin njoftuar se do të kishte shkëputje të energjisë elektrike nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe se kjo situatë i ka gjetur ata të papërgatitur.Të ndodhur përballë këtij fakti,kuçovarët,pjesa më e madhe e të cilëve kanë deklaruar se ngrohet me rezistenca elektrike,janë detyruar të dalin lulishteve për tu ngrohur në diell.

 

Nuk dihet se edhe sa orë do të zgjasë kjo situatë dhe se kur do të rikthehet energjia elektrike në qytetin e Kuçovës,ndërkohë që burime të brendshme pranë OSHEE-së Berat kanë deklaruar se Kuçova do jetë pa drita edhe ditën e nesërme,pas një rikthimi të energjisë elektrike gjatë orëve të mbrëmjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: