SERBI-Gjatë një konference në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish për korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Vucic u shpreh se do ta vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht se çfarë i thonë të tjerët.

“Unë të shkoj atje dhe të më thonë se do të ishte mirë ta njoh Kosovën dhe se do të isha udhëheqës botëror nëse e bëj një gjë të tillë – nuk dua. Nuk më intereson. Nuk dua të jem udhëheqës botëror. Çka tani? Do të më zëvendësoni si disa? Unë prej këtij vendi nuk iki. As unë, as fëmijët e mi, tre i kam”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiç theksoi se nuk do të pranojë që Serbia të mos fitojë asgjë dhe të poshtërohet nga dialogu me Kosovën.

“Unë nuk do ta pranoj një gjë të tillë. Pikë”, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: