Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut, janë shfaqur në Akademinë e Sigurisë në Tiranë filmat “Kufiri i padukshem” dhe “Ne të Humburit”. Kufiri i padukshëm është një prodhim austriak që sapo ka fituar Oscar për studentët ndërsa “Të humburit” është prodhim britanik por ajo që i bashkon është se historitë e tyre janë shqiptare.

Kufiri i padukshëm trajton rastin e deportimit nga Austria të një familjeje shqiptare, ndërsa “Të Humburit” sfidat e një familjeje shqiptare në Angli dhe problemeve me trafikimin e qenieve njerëzore.

Drejtori i festivalit, Kujtim Çashku i prezantoi dy prodhimet para te rinjve.

Në shfaqjen e filmave morën pjesë përfaqësues të ministrisë së brendshme dhe ambasadori austriak dhe përfaqësues të ambasadës e britanike ndërsa dy filmat, ofruan perspektiva të mënyrës se si duhet të trajtohen nga policia emigrantët dhe ku duhet pasur kujdes.

Regjisorja britanike që ishte e pranishme bashkë me një prej aktorëve tha sefilmi nisi si një deëshirë që të trajtonte histori adoleshentësh që mbeteshin vetëm, ndërsa drejtori i festivalit u ndal te mesazhet qe hulumton ajo mbi shkallet e krimit.

Festivali vazhdon deri të të shtunën me filma nga disa vende të botësn nën temën, Pandëshkueshmëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: