Chelsea siguroi një fitore të pastër 2-0 përballë Lillë, këtë e bëri pa sulmuesin e tyre kryesor, Romelu Lukaku, i cili qëndroi në stol për 90 minuta. Lukaku është kthyer në një çështje jo vetëm në shtëpinë e Chelsea, por në të gjithë Anglinë.

Jo vetëm në këtë sfidë, por i gjithë sezoni i Lukakut, të paktën deri më tani, po rezulton një dështim i madh. Pas sfidës kundër francezëve, mediat angleze kanë shtruar një pyetje: Kujt i duhet Lukaku? Kjo pyetje vjen pasi sfidën e zgjidhën sulmuesit e tjetër, Havertz dhe Pulisic, por kjo pyetje shkon edhe më tej, pasi në fund të sezonit, Lukaku pritet të largohet, pritet të nxirret në shitje, edhe në këtë rast pyetja vlen:

Lukaku
Lukaku

Kujt i duhet Lukaku? Kush është ai klub që mund të përballojë një kosto të tillë transferimi kaq të lartë për një sulmues që është thjesht hija e emrit të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: