Eliminimi i Partizanit nga Kupa e shqipërisë, mesa duket nuk ishte vetëm çështje fati për Kukësin, i cili këtë të hënë gjeti fitoren e parë për vitin 2024 në Kategorinë Superiore. Verilindorët mposhtën Laçin në derbin e veriut, në shifrat 1-0, me golin e Mario Beshiraj, ndërsa kurbinasit vijojnë me ecurinë negative. Pjesa e parë nisi me lojë të ekuilibruar për të dyja skuadrat, që arritën të mbyllnin hapësirat për kundërshtarin. Megjithatë në minutën e 27 dhe të 38 Laci pretendoi dy herë për penallti, filliisht për prekje të topit me dorë nga Selita dhe më pas Tresa pengohet po nga Selita Brenda në zonë, por Var ka konfirmuar se nuk ishin penallti.

Në pushimin e pjesës së parë skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezulatin 0-0.  Menjëherë me fillimin e pjesës së dytë ishte Kukësi që tentoi të shënonte në minutën e 51-të me Mingon,por Dajsinani pret. Ndërsa vetëm një minut më pas Zhongo la një top për Beshirajn, më këtë të fundit që arrin të mposhtë portierin kundërshtar dhe 1-0 për Kukësin. Në minutat e mbetura kurbinasit tentuan disa herë për të barazuar takimin, por nuk ia dolën, duke marrë humbjen e dytë radhazi, ndërsa nuk njohin fitore në kampionat që nga data 28 janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: