Sulmuesi Vasil Shkurtaj nuk do të jetë më pjesë e KF Kukësit. Pas një vit e gjysëm tek verilindorës bomberi nëpërmjet një statusi në FB ka konfirmuar ‘divorcin’ me klubin.

Ai shkruan se aventura tek Kukësi ishte plot gëzime e mërzitje, por shpreson që vitin tjetër të fitojnë kampionatin se e meritojnë.

Ai këtë vit u rendit sulmuesi i dytë me më shumë gola në Superligë, plot 22 të tillë por nuk fitoi dot Këpucën e Artë.

Por duket se Shkurtaj nuk do të qëndrojë më në Shqipëri. Ai po udhëton jashtë shtetit, por nuk dihet nëse sulmuesi po ikën për pushime apo për një destinacion të ri. Në janar u përfol se ai do transferohej në Holandë por pritet të shihet se ku do të shkojë sulmuesi.

 

STATUSI NGA VASIL SHKURTAJ

Erdhi momenti lamtumires. Nje cikel i bukur i karrieres sime futbollistike sapo u mbyll. 1 vite e gjysem plot gezime por edhe merzitje. Dua te Falenderoj presidentin, drejtuesit, trajneret, stafin mjekesor, punetoret e fushes edhe gjithe shoket e skuadres per kete bashkepunim. Ishte nder per mua te perfaqesoja ekipin e Kukesit edhe uroj vitin tjeter te shpallen kampion sepse e meritojne.
Me respekt, Vasil Shkurtaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb