Kulla Eifel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas më 24 shkurt, tha kryebashkiaku Anne Hidalgo.

“Një vit pas fillimit të konfliktit, Parisi mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur të popullit të Ukrainës”, tha Hidalgo, duke komentuar këtë vendim.

Në shkurt 2022, kulla u ndriçua gjithashtu me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për tre mbrëmje radhazi. Kjo u bë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shenjë mbështetjeje për Kievin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb