Marash Kumbulla luajti 7 ndeshje këtë sezon me Romën, teksa paraqitjet e tij u ndikuan shumë nga forma dhe nga dëmtimet. Pas fundit të edicionit futbollistik, mbrojtësi shqiptar i skuadrës nga kryeqyteti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nuk heziton të falenderojë tifozët.

“Edhe një herë ne duhet t’ju falënderojmë për dashurinë tuaj. Ju jeni unikë dhe nuk ju ka munguar asnjëherë afërsia me mua dhe ekipin gjatë këtij udhëtimi shumë të gjatë! Shihemi sërish për sezonin e ardhshëm dhe shkoni gjithmonë në Romë!”, shkruan Kumbulla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: