Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u rikthye historia e 10-vjeçarit nga Tropoja, i cili u vetëdorëzua në komisarjatin e policisë së Tropojës.

Në disa emisione të njëpasnjëshme xhaxhai i 10-vjeçarit pohoi se shkaku largimit të tij është nëna, por i habitshëm ka qenë edhe reagimi i dajës së 10-vjecarit, i cili pohoi të njëjtën gjë. Por nga ana tjetër nëna ngul këmbë me forcë se shkak i shkatrrimit të familjes është xhaxhai i tij.

“Unë jetoj në Rroskovec jetoj këtu me fëmijët e tjerë. Djalin e kam takuar herën e fundit dhe më pohoi se donte të kthehej në shtëpi, dua të kthehem tek motrat. Hera e fundit ka qenë muajin e kaluar në gjykatën e Bajram Currit. Aty kur e pyeta fëmijën më tha që dua të kthehem në shtëpi, ishte i mërzitur shumë. Unë dua kujdetarinë e djalit pasi shteti ka vendosur që të rrijë aty deri 18-vjeç. Jashtë ka qenë edhe kunati i cili thirri djalit që të mos kthehej në banesë te mua. Abedini kunati im ka qëllim të marri shtëpinë dhe ti shesi fëmijët , unē nuk kam pasur dëshirë as ta martoj vajzēn e madhe ai e ka martuar e ka shitur, mori 2000 € për këtë martesë. Atë natë që djali iku në polici, Abedini e mesoi të dorēzohej në polici. Abedini na kërcënon edhe badhkëjetuesin tim , ne duam të kthehemi të jetojmë në Tropojë por Abedini na kërcënon. Unë nuk e kam dhunuar djalin asnjëherë, djali e ka në dorē nëse do kthehet apo jo. Abedini është pis dhe legen dhe ai ka shitur me lekë vajzën time, êshtë trafikant njerëzish.” tha nëna e 10 vjecarit.

“Fêmija u morë nga shteti, u zhvilluan gjyqet dhe fëmija qëndron në qëndër. Gjyqtari ka qenë i paguar, ata nuk i kanë dalë zot fëmijës. Komisariati dhe gjykata ketu nuk e ka marrê për bazë denoncimin e fëmijës. Çështja është mbyllur krejt, vendimi djali do qëndroj atje . Zamira është ndihmuar nga të gjithë edhe ajo mohon gjithçka. Unë kam kërkuar djalin në kujdestari sepse nuk kam ambjent të përshtatshëm. E di gjykata e rrethit Bajram Currit pse Zamira nuk është pas hekurave. Bashkëjetuesi që ka ajo tani e do vetëm për lekë.Ai dhunon fëmijët edhe vajzën e vogël 6-vjece e ka qëlluar me shqelme. Fëmijët janë tê rrezikua ndaj njerkut të vet.” u shpreh xhaxhai i 10 vjecarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb