“Inxhinierët i binden ligjeve dhe jo pengmarrësve”, “Jemi inxhinierë, jo bujkrobër”, janë disa nga pankartat e vendosura para Kryesisë së Kuvendit nga Unioni i Inxhinierëve Shqiptarë. Inxhinjerët kundërshtojnë 2 projektligjet e propozuara për urdhrin e inxhinierit, të cilat duhet të shqyrtoheshin këtë të enjte në komisionin e veprimtarisë prodhuese dhe në komisionin e ligjeve.

Dëshira Mena nga Unioni i Inxhiniereve Shqiptare shprehet se me këto 2 projektligje synohet monopolizimi i profesionit të inxhinierit, nga grupe që kanë interesa të caktuara, përmes skemave korruptive abuzive të cilat tentojnë t’i bëjnë ligj.

Inxhinjerët shprehen se dy projektligjet nuk janë konsultuar me grupet e interesit siç pretendohet, madje një pjesë e shoqatave nuk gjenden askund dhe nuk janë aktive.

Projektligji për krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve është propozuar që në vitin 2022 nga deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: