Zbardhet shkresa që qeveria i ka dërguar shoqërisë ‘Focus Media News’, ku i bëhet thirrje që të lirojë godinën në të cilën ky televizion qëndron prej 20 vitesh.

Bëhet fjalë për një shkresë të dalë nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, e datës 26 maj të këtij viti, ku drejtuesve të televizionit iu kërkohet që të largohen nga godina brenda 25 korrikut të këtij viti, me arsyetimin se News24 mbaronte kontrata e qirasë prej 20 vitesh.

Duke u përballur me këtë situatë, shoqëria ‘Focus Media News’ apeloi vendimin në Gjykatën e Tiranës, ku edhe mori të drejtën e saj, ndërsa togat e zeza vendosën që të rrëzonin qeverinë, duke e cilësuar urdhrin e saj si të paligjshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: