Uniformat blu kanë vënë në pranga 38-vjeçarin G.L., pasi ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë bashkiake.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”.

Sakaq materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjirokastër-Informacion

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb