Skuadra fituese e ekampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë, “Citizens”që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave”nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC. Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi I ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez. Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola.

Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen në 17 Prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog(COD) të Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 Prill. Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City. Këto e shumë të tjera ëndërrojnë tifozët shqiptar, nën një klimë që do të ndizet më shumë këtë verë me impenjimin e kombëtares në Euro 2024.

Shqipëria e trajnerit Sylvinho do të luajë në Europian në një grup ferri me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb