Pushimi në kalendar ka rritur pritshmëritë për rikthimin e Formulës 1, me sytë tashmë te Çmimi i Madh i Majamit. Mercedesi mbetet në qendër të vëmendjes pas një starti dominues me Kimi Antoneli dhe Xhorxh Rasëll, edhe pse FIA i ka dhënë një goditje duke shpallur të paligjshëm një element teknik në kualifikime.

Ndërkohë, diskutimet rreth së ardhmes së Maks Vershtapen vazhdojnë, Rasëll është i qartë: “Formula 1 është më e madhe se çdo pilot. Do të ishte humbje të largohej, por është diçka normale”. Britaniku thekson se kritikat e Vershtapenit vijnë edhe nga fakti që tashmë konkurrenca është më e fortë: “Kur fiton nuk ankohesh, por tani lufta është më e ngushtë.

Gjithsesi, ai ka arritur gjithçka, është katër herë kampion bote”. Sa i përket rregullave, pilotët dhe FIA po diskutojnë ndryshime të vogla, kryesisht për kualifikimet dhe diferencat e shpejtësisë në pistë. Në planin sportiv, Rusëll mbetet i fokusuar: “Nuk mendoj për titullin, por për të dhënë maksimumin në çdo garë”. Ai paralajmëron se epërsia e Mercedesit nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe pret një sezon me më shumë rivalitet, si brenda skuadrës me Antonelin, ashtu edhe me ekipet e tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: