Gati një viti më parë, një ndarje tjetër ndodhi në familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, pikërisht ndarja e vajzës së saj Megi nga këngëtari Luiz Ejlli.

Edhe kjo një histori jashtëzakonisht e mediatizuar, aq sa Luizi kishte marrë titullin në media “dhëndri i Jozefinës”. Por duket se mënyra si u nda Megi, në rastin e djalit Genar është historia që përsëritet.

Vajza e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, gjithmonë e bënte publike lidhjen e saj, deri në pranverën e vitit të kaluar kur çifti nuk kishte më asnjë postim së bashku në rrjetet sociale, madje as nuk e ndiqnin njëri-tjetrin. Kështu nisën aludimet.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, Luiz Ejlli postoi një video me mbishkrimin: “Për të gjithë meshkujt që janë vetëm” dhe mjaftoi kjo që diçka të kuptohej se çifti i kishte dhënë fund. Por nga momenti i dyshimit dhe deri te thënia e hapur nga vetë ata, duhet të kalonin disa muaj për ta pranuar ndarjen publikisht.

Vetëm në fund të dhjetorit 2017, Luizi rrëfeu në “Pasdite në Top Channel” arsyet e ndarjes nga partnerja prej disa vitesh. I pyetur për lidhjen me Megin, ai tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte, duke na kujtuar rrëfimin e Evës, e cila e tha me fjalë të tjera këtë, duke u shprehur se nuk ka unazë.

“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…” tha Luizi duke shtuar se gjërat përfundojnë dhe kjo është e kuptueshme, si për të gjithë njerëzit.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”, e mbylli Luizi këtë temë, e cila nuk është komentuar pak.
Burimi: http://www.panorama.com.al/kur-luiz-ejlli-ishte-dhendri-i-jozefina-topallit-dhe-ndarja-per-te-cilen-foli-muaj-me-vone/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: