Nuk është më sekret që lojtarët pas transferimeve të tyre kërkojnë shtëpi të shtrenjta për të jetuar. Nga Neymar që bleu shtëpinë e Ronaldinhos te Wilfried Bony që bëri biznes me Jesus Navasin.

Krejt kjo përmbledhje është bërë prej kur ylli i ri i Manchester United, Alexis Sanchez, kërkon ta blejë shtëpinë e Carlos Tevez që vlen mbi 4 milionë euro, shkruan tg

SunSport ka zgjedhur disa situata kur yjet e futbollit kanë bërë biznes mes vete me shtëpitë që i posedojnë.

Philippe Coutinho nga Cesc Fabregas
Pas transferimit te Barcelona, për ish yllin e Liverpoolit, Coutinho, ishte përkujdesur Luis Suarez që ai të behet me shtëpi të re.

Braziliani nuk e kishte idenë që shtëpia ku qëndroi aktualisht ai ka qenë pronë e yllit të Chelseat, Fabregas.

Fabregas

Jesus Navas dhe Wilfried Bony
Dyshja ka luajtur së bashku te Manchester City dhe e kanë ndarë së bashku një shtëpi.
Shtëpia ka qenë e madhe dhe dyshja kanë paguar një qira të madhe.

 

Jesus Navas home

Gael Clichy nga Graeme Souness
Legjenda e Liverpoolit, Souness, që tani është analist në Sky Sports.
Ai shtëpinë me pesë dhoma të fjetjes ia ka dhënë me qira Gael Clichyt. Clichy ka paguar 12500 funte.

Gael Clichy home

Phil Neville dhe Morgan Schneiderlin
Ish mesfushori i Manchester United, Schneiderlin, kishte marrë me qira nga Neville, banesën trekatëshe.
Banesa e tij gjendet në katet 44, 45 dhe 46.

Phil Neville home

Neymar dhe Ronaldinho
Neymar nuk ka humbur kohë pas transferimit të Paris Saint-Germain për tu bërë me shtëpi serioze. Ai ka marrë me qira shtëpinë e legjendës tjetër braziliane Ronaldinho për 12800 funte në muaj.

Neymar and Ronaldinho home

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: