MAQEDONI E VERIUT

2 viktima dhe 62 raste të reja me COVID-19 ka shënuar Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit. Shifrat tregojnë se kurba në vendin fqinj është në rritje e sipër teksa qeveria mori masa të rihapjes graduale të vendit.

Kryeqendër e rasteve të reja mbetet Shkupi me 24 kurse viktimat që u shënuan ishin nga Gostivari dhe Struga.

Bilanci në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 2 mijë e 226 të infektuar, nga të cilët 1 mijë e 552 janë shëruar, teksa viktimat kanë shkuar në 133.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb