TIRANE- 28 mijë mësues dhe 19 mijë prindër pohojnë se kurrikula e re e arsimit parauniversitar përmbush nevojat dhe interesat e nxënësve, si dhe ka sjellë lehtësim të ngarkesës mësimore.

Në thelb reforma parashikonte që ngarkesat e lëndëve të shmangen dhe nxënësit të orientohen më tepër drejt praktikës se sa të mësuarit përmendësh.

Ministria e Arsimit prej vitit 2013 e ka kthyer në traditë matjen e perceptimit te punonjësve arsimore nxënësve dhe prindërve ne lidhje me nismat e rëndësishme pjesë e reformës së arsimit parauniversitar.

Ministrja Nikolla e ka një mesazh për skeptikët e këtij raporti me arritje dukshëm pozitive. Sipas saj shkalla e besueshmërisë e pyetësorit është e nivelit shkëlqyeshëm.

Sipas Ministres përvojat më të mira europiane kanë sjellë dhe ndryshimin në reformën e arsimit parauniversitar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb