Ne na lejohet të votojmë me një tur, jo me dy. Pra, secili nga ne voton pa ditur sesi do të votojnë të tjerët. Kurse duhet të ishte që javën e parë të votohet për çdo parti veç e veç dhe javën e dytë për koalicionet që ato mund të bëjnë!

Kjo do të ndihmonte edhe partitë e reja, sepse me thënë të drejtën për ndonjërën prej tyre kam ndonjë farë simpatie fillestare, mirëpo nuk jam aq naiv sa t’a çoj votën kot! Ja e votova unë, ti, ai. Por nëse ato vota janë të pamjaftueshme për të nxjerrë deputet, detyrimisht është njësoj sikur votën time ta kem çuar për dhjamë qeni!
Prandaj e mbaj dorën!

Ne na çojnë në votime pa na lënë të mendohemi, duke na hequr mundësitë e arësyetimit! Unë që të votoj saktë duhet të di si votojnë pak a shumë të tjerët! Prandaj në shumë vende ka dy ture votimi, veç të tjerash!

Por, sidoqoftë duhet votuar, patjetër duhet votuar, jo ku ka rrezik që vota jote shkon për dhjamë qeni, mbetet minoritare dhe nuk prodhon deputet, por atje ku ndikon, atje ku tepsia nuk ofron sulltan bakllavanë, por atje ku sita e shkund miellin njëherë, dy herë, tre herë, tunde, tunde, tunde sitën se pak nga pak mielli do të ndahet nga krrundet!
Ne duhet të tundim sitën! Kjo është loja jonë si qytetarë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb