TIRANE- Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama replikën me ndjekësit e tij në faqen e ‘Facebook’-ut. Ndaj edhe këtë herë, kur ai ka postuar një video nga uzina e Ferrokromit në Elbasan, lumë komentesh kanë nisur në drejtim të tij.

Një qytetare e pyet me ironi kreun e qeverisë për faktin se e kujt është fabrika në fjalë.

KOMENTUESJA: Kush e ka këtë fabrike? Apo është PPP që fitimet i marrin dy P-të e para (privati dhe qeveritarët që kanë dhënë licencën) dhe populli (partneri i lodhur) mban shpenzimet në kurriz dhe në xhepa?
RAMA: Ah ta kanë vënë emrin Drite po mendja paska mbetur Erresire?
Edi Rama komente
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë transformim të shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare, që krijon kapacitet përpunues brenda vendit të kromit, punësim real e zhvillim të qëndrueshëm të sektorit (përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja), ju uroj një ditë të mbarë ?”, thuhej në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: