Pas transferimit të Javier Mascherano për në Kinë, numri 14 i tij është zyrtarizuar në fanellën e transferimit të ri, Philippe Coutinho.

Edhe pse fillimisht u mendua se braziliani do të mbaj numrin 7 të lënë nga Turan, si duket ky numër është rezervuar për tjetër futbollist.

Sipas Mundo Deportivo, Barca do të tentoj të transferoj Antonie Griezman nga Atletico Madrid.

Ky raport gjithashtu pohon se katalonasit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e francezit që është 100 milionë euro.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: